Rama kujton 23 qershorin e 2013-ës
BKT
Shqipëri

Rama kujton 23 qershorin e 2013-ës

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar zgjedhjet e 23 qershorit të 2013, ku shqiptarët votuan Partinë Socialiste për të qeverisur vendin.

Kreu i qeverisë falenderoi shqiptarët që i besuan të ardhmen e tyre socialistëve.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

PS në koalicion me LSI fitoi zgjedhjet e vitit 2013 përballë PD-së, drejtuar asokohe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Rama në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të marrë edhe mandatin e tretë duke e bërë atë të vetmin kryeministër që qeveris kaq gjatë./vp


MË SHUME NGA Shqipëri