De Biasi rikthehet në Serie A?
BKT
Sport

De Biasi rikthehet në Serie A?

Gianni De Biasi mund të mbyllë para kohe aventurën në stolin e përfaqësueses së Azerbajxhanit.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare i cili nuk ka regjistruar rezultate shumë pozitive me Azerbajxhanin gjatë kësaj periudhe po përflitet për të marrë drejtimin e Sampdorias.

Mediat në Apenine dhe më konkretisht, gazetari i specilizuar në fushën e merkatos Gianluca Di Marzio e shikon De Biasin si pasuesin ideal të Claudio Ranierit te Sampdoria, por megjithatë fjala e fundit i takon presidentit të dorianëve Massimo Ferrero.