12:29 / 24.06.2021
Haradinaj prezanton kandidatin e ri për Asamble
Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), bëri të ditur se garës së tij iu shtua edhe një afarist i njohur i kryeqytetit Jahir Morina.
Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj po vazhdon çdo ditë të punojë që të arrijë fitore për kryeqytetin.
Së fundmi Haradinaj po cilësohet si kandidati më i denjë i cili po merr seriozisht kandidaturën dhe nevojat për kryeqytetin.
Ai sot bëri të ditur se garës së tij iu shtua edhe një afarist i njohur i kryeqytetit Jahir Morina.
Haradinaj mirëpriti Morinën duke i uruar suksese, këtë e bëri të ditu vet Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook.























