Këshilli bashkiak Vlorë kërkon përballje fizike me Dritan Lelin
BKT
Shqipëri

Këshilli bashkiak Vlorë kërkon përballje fizike me Dritan Lelin

Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të anëtarëve dhe kryetarit të bashkisë në ambientet e Teatrit "Petro Marko" në datën 30 qershor, ora 10:00.

Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Këshillit bashkiak.

Në rend dite është parashikuar:

1. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin maj 2021

2. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin maj 2021.

3. P/V për “ Miratimin e listës për fëmijët e familjeve me probleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me të ardhurat e bashkisë”

4. P/V për “ Miratimin e listës së familjeve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i bashkisë Vlorë”

5. Miratimi i P/V për “ Një ndryshim në VKB nr.94. dt. 28.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Vlorë, për vitin 2021”

6. Transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjet e parashikuara për t’u zhvilluar më datën 15 dhe 22 qershor 2021.

7. Raportim i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj. si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri