Jehnisheri: Në shtator do të përsëritet situata e 1997-ës
BKT
Shqipëri

Jehnisheri: Në shtator do të përsëritet situata e 1997-ës

Sot ishte seanca e fundit parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte një moment i favorshëm për deputetët të cilët nuk do të jenë më në legjislaturën e re që pritet të hapet në shtator.

Si çdo rast, edhe kësaj here nuk ka munguar të flasë deputeti që e futi Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, OKB, Selami Jehnisheri.

Në seancën e fundit si deputet në Kuvend, Selami Jehnishehri nuk i ndal deklaratat e papritura duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit janë të pavlefshme. Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destabilizuese si ajo e vitit 1997.

“Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destabilizuese si ajo e 1997.

Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai./shekulli


MË SHUME NGA Shqipëri