Xhensila e lumtur për pritjen që iu bë këngës “Prit pak”
BKT
Magazina

Xhensila e lumtur për pritjen që iu bë këngës “Prit pak”

Xhensila i është gëzuar suksesit të këngës së re.

Dy ditë më parë, Xhensila Myrtezaj ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Prit pak”.

Kënga në fjalë erdhi në bashkëpunim me reperin Lumi B dhe e shoqëruar edhe me klip, ndërsa ishte plot ritëm.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi, ku shihet e veshur me një këmishë ngjyrë blu, teksa thotë se është e lumtur për suksesin e këngës.

Dueti i tyre është vetëm një nga shumë bashkëpunime që artistët realizuan muajt e fundit. Kënga “Prit pak” ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalain YouTube. 


MË SHUME NGA Magazina