10:12 / 25.06.2021
Abdixhiku merr mbështetje nga Sauer për dialogun dhe integrimin e vendit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarja znj. Mjekiqi dhe znj. Sahatqija, ka pritur në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer.
Abdixhiku e njoftoi z. Sauer për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
Po edhe, Sauer shprehu gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet mike rreth fuqizimit të pozicionit të Kosovës për njohje dhe anëtarësime.
























