Kryetari i Kuvendit për aksidentin tragjik në Vlorë: Një lajm tronditës
BKT
Shqipëri

Kryetari i Kuvendit për aksidentin tragjik në Vlorë: Një lajm tronditës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen tragjike të katër anëtarëve të një familje në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në autostradën Fier-Vlorë.

Ruçi apelon për parandalim dhe zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjeve dhe rregullave të qarkullimit.

“U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit”, thekson ai.

“Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie.

U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre.

Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Parosit dhe të gjithë ne.

U bëj thirrje gjithë qytetarëve, posaçërisht drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në rrugë.

U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Ruçi./gazeta shqip


MË SHUME NGA Shqipëri