​Prishtina zhvillon ndeshje kundër Inter Escaldes
BKT
Sport

​Prishtina zhvillon ndeshje kundër Inter Escaldes

Skuadra nga kryeqyteti Prishtina do të zhvillojë sot ndeshjen finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Andorra Inter Escaldes.

Me fillim nga ora 20:00 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Elbasan Arena” të Shqipërisë, ku fituesi i kësaj finale do të ndeshet me Ferencvarosin në fazën e eliminatoreve.

Në rrugëtimin drejt kësaj finaleje, Prishtina në gjysmëfinale e mposhti kampionin e San Marinos Folgore, me rezultat solid 2:0, kurse Inter Escaldes me rezultat minimale 1:0 mposhtën skuadrën e HB Torshavn.

Finalja e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve

20:00 Prishtina – Inter Escaldes (Stadiumi Elbasan Arena-Elbasan)