Tyler, the Creator publikon albumin e ri
Reperi sapo ka lansuar albumin e tij të ri.
Tyler, the Creator ka publikuar albumin e ri me titull “Call me if you get lost”, shkruan CNN.
Ai njoftoi lajmin në Twitter, duke thënë se sapo është lansuar.
Albumi është një vazhdim i albumit të reperit të vitit 2019 “IGOR”, i cili fitoi çmimin “Albumi më i mirë të Rap” në Grammy 2020.
Albumi i ri ishte paralajmëruar para se të publikohej me një seri tabelash që u shfaqën në Los Anxhelos, Londër, Paris, Berlin dhe qytete të tjera, duke shfaqur një numër të linjës telefonike që kishte një mesazh të para-regjistruar.

Tyler gjithashtu lansoi dy këngë nga albumi i ri, “Lumberjack” dhe “Wusyaname”. Të enjten vonë, ai filloi të tregonte me ‘tweet’ emrin e çdo kënge në album.
Albumi përfshin bashkëpunime me Lil Wayne, Lil Uzi Vert dhe Pharrell, Ty Dolla $ign, Domo Genesis dhe më shumë.
























