7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
BKT
Shqipëri

7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Këtë të premte është regjistruar një rritje e lehtë e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, krahasuar me ditët e fundit, kur janë shënuar një apo dy të infektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë shtatë qytetarë, të zbuluar pas testimit të 2.706 personave.

Asnjë i infektuar nuk ka humbur jetën, ndërsa 11 qytetarë janë shëruar.

Në spital po trajtohen nga mjekët vetëm dy pacientë, një prej të cilëve është në terapi intensive.


MË SHUME NGA Shqipëri