19:54 / 26.06.2021
Danimarka fiton thellë, në Baku pret fituesin e takimit Holandë - Çeki
Danimarka është çerekfinalisti i parë i Evropianit.D anezët kanë fituar ndaj Uellsit në një ndeshje të cilën e kanë dominuar tërësisht.
Rezultati përfundimtar ka qenë 4-0.
Kasper Dolberg ka kaluar Danimarkën në epërsi në minutën e 27-të, duke shënuar një prej golave më të bukur në kampionat.
I njëjti lojtar ka realizuar edhe në minutën e 48-të. Epërsinë e ka thelluar Joakim Maehle në minutën e 89-të.
Për golin e fundit është përkujdesur Martin Braithwaite në kohën shtesë.
Danimarka tash e pret në Baku fituesin e takimit Holandë - Çeki.























