Brooklyn Beckham nis një jetë të re me të fejuarën
BKT
Magazina

Brooklyn Beckham nis një jetë të re me të fejuarën

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë gati për të nisur një jetë të re pasi kanë shpenzuar më shumë se 10 milionë dollarë për shtëpinë e tyre të re.

Fotografi 22 vjeçar dhe e fejuara e tij, kanë blerë një rezidencë prej 7.000 metrash katrorë në Beverly Hills, Californi.

Sipas E! News, prona, e cila ofron pamje mahnitëse të Los Anxhelosit dhe Hollywood Hills, u ndërtua vetëm një vit më parë dhe gjithashtu ka pesë dhoma gjumi, një kuzhinë luksoze, pishinë, banjë, bodrum vere dhe pajisje të tjera. Lajmin për blerjen e shtrenjtë të çiftit vjen vetëm disa ditë pasi Brooklyn i bëri një dedikim aktores 26 vjeçare në 1 vjetorin e fejesës së tyre.

“Në këtë ditë, një vit më parë, i propozova të martohet me mua kësaj gruaje të mrekullueshme. Ajo më bën një njeri më të mirë çdo ditë dhe është shoqja ime e ngushtë. Nuk e imagjinoj jetën pa të sepse vazhdimisht më bën të qesh.“, shkroi ai.


MË SHUME NGA Magazina