Belgjika kalon Portugalinë në një ndeshje të fortë
BKT
Sport

Belgjika kalon Portugalinë në një ndeshje të fortë

Belgjika ia ka dalë që të fitojë nga Portugalia në një ndeshje të fortë për të kaluar në çerekfinale të Euro 2020. Belgët kanë fituar me rezultat minimal 1-0.

Në pjesën e parë, Portugalia rrezikoi përmes Diogo Jotas dhe Cristiano Ronaldos, por  pasuksesshëm.

Thorgan Hazard (42′) e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Belgjikën në Estadio de La Cartuja. 

Në minutat e fundit Portugalia iu afrua golit me Joao Felix, por megjithatë rezultati nuk ndryshoi. 

Portugalia është kampioni në fuqi i Evropës nga kampionati i mbajtur më 2016. 

Në çerekfinale, Belgjika do të luaj me Italinë.