Rita Ora shfaqet elegante me fustan rozë gjatë një shëtitje në Los Angeles
BKT
Magazina

Rita Ora shfaqet elegante me fustan rozë gjatë një shëtitje në Los Angeles

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dukej elegante me një fustan ngjyrë rozë të markës Prada teksa shëtiste me të dashuri e saj në Los Angelos. Bukuroshja bionde dhe i dashuri i saj regjisor kishin kombinuar veshjet e tyre.

Rita mbante të veshur  fustanin e thurur rozë shoqëruar me një kapelë dielli. Ndërkohë, Taika kishte veshur po ashtu një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra sportive të zeza. Mesa duket roza dukej se ishte ngjyra e ditës për të dy ata.

Fotografitë e Rita Orës duke u puthur me regjisorin e njohur dhe  të dashurën e tij aktoren Thor Tessa Thompson u bënë virale në mediat sociale. Lidhja e përfolur  treshe u komentua gjatë në media pasi u fotografuan gjatë momenteve intime.

Ndërkohë Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit në Sidnei aty ku këngëtarja shqiptare ndodhej për xhirimet e The Voice Australia.

 


MË SHUME NGA Magazina