Britney Spears pushime ne Hawaii
Pas problemeve me babain gjen kohën për relaks dhe për të shijuar diellin.
Këngëtarja Britney Spears u shfaq e lumtur ndërsa shijonte pushimet e saj në Havai me të dashurin e saj Sam Asghari pas paraqitjes së saj në gjykatë në fillim të kësaj jave.

Të dy u panë duke pushuar në një hotel në ishullin e famshëm teksa shijonin motin e ngrohtë dhe rrezet e diellit. Te dy ishin në humor të mirë ndërsa qëndronin afër, duke ecur krah për krah në lëndinën e hotelit.
Ylli i muzikës pop mbante të veshur një bluzë të bardhë, një palë pantallona të shkurtra xhinse, syze dielli dhe një kapele. Në anën tjetër, Sam zgjodhi të ekspozojë fizikun perfekt.

Kujtojmë se princesha e Popit lëshoi një lumë akuzash ndaj të atit Jamie Spears dhe pohoi se ishte e traumatizuar ndaj efekteve të kujdestarisë.
Karriera e këngëtares ishte në duart e kujdestarëve ligjorë në një marrëveshje të njohur si “kujdestari” që nga viti 2008 kur ajo u përball me një krizë të shëndetit mendor.























