11:39 / 28.06.2021
Falsifikohen atletet e firmës së Kanye West, dalin në shitje
Firma e Kanye West është kopjuar.
Ai ka angazhuar një ekip ligjor i cili do të heqë nga tregu imitimin e ‘Yeezys’.
Të njëjtat atlete të cilat i posedon Kanye, të falsifikuarat kushtojnë me çmim prej 25 dollarëve.

Ato janë të dobëta në kualitet dhe kanë emrin ‘Yeezy Inspired’, por që duken identik si ato origjinalet.

Kujtojmë që këto atlete e kanë bërë Kanyen një nga njerëzit më të pasur, ku vlerat që ka marrë nga shitja e tyre kap shifrat e miliarda dollarëve.























