UEFA ia uron ditëlindjen Rashicës me një video nga goli i tij mahnitës
BKT
Sport

UEFA ia uron ditëlindjen Rashicës me një video nga goli i tij mahnitës

UEFA ia ka uruar ditëlindjen Milot Rashicës me një video nga goli i tij i mrekullueshëm për Kosovën kundër Ishujve Faroe në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi nga Vushtrria ka shënuar gola të jashtëzakonshëm gjatë karrierës së tij dhe ai ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve në edicionin 2018/19 është mbase më i miri i tij në fanellën e Kosovës.

Prandaj edhe UEFA ka zgjedhur t’ia urojë ditëlindjen atij me një video nga ai gol mahnitës ndaj Ishujve Farore në vitin 2018.

Faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane në Twitter shkroi: “Urime ditëlindjen e 25-të Milot Rashica” në përshkrimin e videos me golin e tij kundër Ishujve Faroe.

Rashica i ka shënuar gjashtë gola në 32 paraqitje për Kosovën në të gjitha garat, që prej debutimit në vitin 2016.

Sulmuesi anësor javë më parë iu bashkua Norwichit, klubit të sapopromovuar në Premierligë, nga Werder Bremeni.

Besohet se klubi anglez i pagoi 11 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e yllit kosovar nga klubi i rënë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman sezonin e kaluar.