Drejtori i “GEOVAX” në SHBA: Varianti Delta po hapet me shpejtësi
Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi, ka komentuar situatën e fundit në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të pandemisë.
Domi në fjalën e tij ka bërë me dije se vendimi i EMA-s në lidhje me përdorimin e vaksinës kineze është politik.
Ndër të tjera ai është shprehur se vetëm Pfizer dhe Moderna janë vaksinat më efikase dhe ndaj variantit të ri Delta i cili është ndër më të përhapurit në botë.
“Vendimi i EMA-s është politik pasi mendonin se mund të kishin problem. Prodhuesi kinez akoma nuk ka dërguar dokumentacionin dhe EMA e ndërmori vetë këtë nismë unë nuk besoj se do ta aprovojnë. Delta dhe varianti Indian është më infektues dhe infekton më shumë individë dhe kohëzgjatja ose shfaqja e simptomave të sëmundjeve më të rënda.
Në SHBA para një jave 10% e rasteve të reja janë me variantin Delta dhe pas 3-4 do të jetë mbi 40% në Amerikë. Me shfaqjen e variantit të ri nëse është më i shpejtë atëherë zhduket,/abcnews.al























