Ed Sheeran e fton në duet Kylie Minogue
BKT
Magazina

Ed Sheeran e fton në duet Kylie Minogue

Lajmi për bashkëpunimin vjen pas performancës në përkujtimoren e legjendës së muzikës Michael Gudinski.

Mbretëresha e pop-it Kylie Minogue do  të shfaqet si bashkëpunëtore në një këngë për albumin e ardhshëm të Ed Sheeran. Dyshja performuan së bashku në fillim të këtij viti në shërbimin përkujtimor për manjatin e muzikës Australiane Michael Gudinski.

30-vjeçari Sheeran zbuloi se ai e kishte ftuar 53-vjeçaren si vokaliste në këngën Visiting Hours në albumin e tij të ri. Një burim për The Sun  bëri me dije se tekstin e  këngës Minogue e ka shkruar gjatë qëndrimit në karantinë në Australi.

‘Kënga ishte një dedikim për Michael dhe Kylie është treguar e gatshme të bëj vokalisten në këngën e Ed Sheeran  dhe e ka pranuar me kënaqësi ofertën e këngëtarit.

Nuk është vetëm Mbretëresha e Pop-ut ajo që do të marrë pjesë, në këngë Sheeran janë të ftuar edhe këngëtari tjetër Australian Jimmy Barnes si vokalist në këngën Visiting Hours.

 


MË SHUME NGA Magazina