Peirce Brosnan aktori veteran i James Bond
BKT
Magazina

Peirce Brosnan aktori veteran i James Bond

Aktori i njohur irlandez, Pierce Brosnan, ka shprehur mendimin e tij rreth asaj se kush mendon se duhet ta portretizojë James Bond-in në të ardhmen. Ish-agjenti 007 ka propozuar aktorët, Tom Hardy dhe Idris Elba, si të përshtatshëm për ta luajtur këtë rol.

Brosnan portretizoi rolin ikonik të spiunit imagjinar, nga viti 1954 deri më 2002, duke qenë pjesë e filmave të suksesshëm në arkat filmike, si “GoldenEye”, “Tomorrow Never Dies”, “The World Is Not Enough” dhe “Die Another Day”.

Në një intervistë për  “People”, aktori tha se ndonjëherë ishte e lodhshme për të, ti përgjigjej gjithmonë pyetjes së njëjte, se kush duhet të angazhohet në filmat e ardhshëm “Bond”. Sidoqoftë, ai nuk ngurroi të  përmend dy aktorët që ai mendon se janë zgjedhja e duhur për ta zëvendësuar yllin Daniel Craig.

Kjo nuk është hera e parë që aktori veteran përzgjedh Tom Hardyn, si aktorin  ideal për t’u bërë James Bondi i ardhshëm. Në vitin 2018, Brosnan  tha se do të ishte i lumtur ta shohë yllin e serialit “Taboo”, duke trashëguar këtë rol ikonik të kinematografisë.


MË SHUME NGA Magazina