12:09 / 29.06.2021
Mbappe merr përgjegjësinë e eliminimit të Francës: Dështova
Te Franca ka zhgënjim të madh pas atij eliminimi surprizë mbrëmjen e kaluar ekipi i Deschamps që ishte një nga pretendentët e Europianit, iku përpara kohe nga eventi.
Më shumë se eliminimi, është dhimbja e madhe për mënyrën sesi u menaxhua rezultati nga 3-1 në 3-3, ndërsa të gjithë kanë vënë gishtin ndaj Mbappe.
Euro 2020 - Kush e fiton trofeun?
-

Italia
-

Gjermania
-

Anglia
-

Spanja
-

Belgjika
-

Zvicra
-

Tjetër
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappé, publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku ai pranon përgjegjësinë e tij për gabimin e bërë në ekzekutimin e penalltisë së humbur kundër Zvicrës, në raundin e 1/8 të Euro 2020.
"Trishtimi është i madh pas këtij eliminimi, pasi nuk mund të arrinim objekivin tonë. Më vjen keq për këtë penallti. Doja të ndihmoja ekipin por dështova".























