Qershori mbyllet me mot të nxehtë, ja sa do të ulen temperaturat në korrik
BKT
Shqipëri

Qershori mbyllet me mot të nxehtë, ja sa do të ulen temperaturat në korrik

Sipas Meteoalb temperaturat e larta në Shqipëri do të vijojnë edhe në dy ditët e fundit të qershorit.

Fillimi i korrikut sjell rënie të temperaturave me 3 °C, thotë meteorologia Adiola Bami, për OraNews.

"Tempetraturat e larta do të vijojnë dhe do të na shoqërojnë deri  në dy ditët e fundit të qershorit. Pritet që sot dhe nesër temperaturat të shkojnë në 39  °C. Dy ditët e fundit të qershorit do të vijojnë të mbeten me temperatura të larta dhe mot të nxehtë.

Moti do të freskohet në tre apo katër ditët e para të korrikut me temperaturat, që do të shkojnë 34 me 35 °C. Duke filluar nga dita e enjte presim rënie me 3 gradë.

10 ditëshi i parë i korrikut pritet të ketë vlera normale, ku vlerat termike do të shkojnë 34 dhe 35 gradë celcius. Në 10 ditëshin e dytë të korrikut temperaturat do pësojnë rritje."


MË SHUME NGA Shqipëri