​Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
BKT
Lajme

​Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon-Taubadel është shprehur optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të pozicioneve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas vizitës disa ditore në Kosovë, euro deputetja përmes një konference për medie tha se propozimet e reja për dialogun janë të mirëpritura, por nuk mund të refuzohen marrëveshjet e kaluara në këtë proces. Derisa adresoi kritika ndaj Francës për qasjen karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisinë përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe se grupet parlamentare. Ai theksoi se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje.

“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet. Do ta ngrisim përgjegjësinë edhe më lartë të pjesëmarrjes nëpër mbledhjet e kryesisë së Kuvendit sepse pa qenë grupet parlamentare më të vëmendshme dhe të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë nuk mund të ketë funksionalizim të Kuvendit të Kosovës. mbledhja e kryesisë është drita e gjelbër që e mundëson mbajtjen e seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Shpresojmë që herë të tjera të kemi përgjegjësi më të madhe të të gjithëve meqenëse duke filluar nga momenti kur dalim para momentit të qytetarëve dhe poashtu kur e bëjmë betimin në Kuvendin e Kosovës janë akte të rëndësishme përmes të cilës deputeti i zgjedhur zotohet se do të kryej punët dhe përgjegjësit e veta me përgjegjësi të lartë[...]Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel. Njëri prej nënkryetarëve të Listës Serbe morëm lajmin që disa arsye private nuk mund të merrte pjesë në seancë kurse nuk kemi informacione për nënkryetarin e grupit multi-etnik”, tha Konjufca.

Konjufca tha se në fund të javës mund të jetë mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme