Basha: Punonjësit e policisë, të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi
Për kallëzimin që efektivët e policisë kanë bërë ndaj kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në “twitter”, z. Basha shkruan se punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga “regjimi Rama-Doshi”.
“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare”, shkruan Basha.
Për Lulzim Bashën, kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin.
Për këtë, kreu i PD-së thotë se zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.























