Taulant Balla merr dozën e parë të “AstraZeneca”
BKT
Shqipëri

Taulant Balla merr dozën e parë të “AstraZeneca”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori këtë të martë dozën e parë të vaksinës anti-COVID-19.

Ai u paraqit në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinua me vaksinën Astra Zeneca.

Duke marrë shkas se sot dhe nesër janë ditët e hapura të vaksinimit për grupmoshën mbi 18-vjeç, numri dy i socialistëve iu bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë në E-Albania dhe të shkojnë të vaksinohen pranë qendrave të vaksinimit.

“Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E – Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19. Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00 #ShqipëriaBuzëqesh”/vp


MË SHUME NGA Shqipëri