Kjo është rruga “e lehtë” e Anglisë drejt finales së Euro 2020
BKT
Sport

Kjo është rruga “e lehtë” e Anglisë drejt finales së Euro 2020

Triumfi ndaj Gjermanisë dhe kualifikimi në fazën çerekfinale të Euro 2020 është një arritje mjaftë e madhe për Kombëtaren e Anglisë.

“Tre luanët” fituan me rezultat 2-0 ndaj gjermanëve dhe nga këtu e deri në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për Anglinë është një rrugë e lehtë së paku në letër.

Në fakt, në çerekfinale Anglia do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Suedi-Ukrainë dhe pastaj nëse e kalon edhe këtë fazë, në gjysmëfinale do të ndeshej me fituesin e duelit Danimarkë – Republika e Çekisë.