Kështu mbyllet pjesa e parë Suedi-Ukrainë
BKT
Sport

Kështu mbyllet pjesa e parë Suedi-Ukrainë

Pjesa e parë e duelit mes Suedisë dhe Ukrainës, është mbyllur baras 1-1.

Në pjesën e parë skuadrat patën intensitet të lartë të lojës dhe patën secila rastet e veta.

Mirëpo, ishte Ukraina ajo e cila mori avantazhin ku pas një aksioni mirë të ndërtuar, ishte anëtari i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko i cili shënoi një gol të bukur në min 27′.

Pas këtij goli, Suedia pati iniciativën, dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe goli. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, ishte Emil Forsberg i cili me një gol të bukur shënoi për të barazuar rezultatin. Suedezi shënoi në min 42′ me një goditje të fuqishme.