Këto do të jenë dy sfidat e para çerekfinale të Euro 2020
BKT
Sport

Këto do të jenë dy sfidat e para çerekfinale të Euro 2020

Pas ndeshje ndërmjet Ukrainës dhe Suedisë do të kompletohet edhe faza çerekfinale e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Dy sfidat e para dhe që do të jenë tejet interesante nga kjo fazë do të zhvillohen më 2 korrik.

Në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg me fillim nga ora 18:00 do të ballafaqohen Zvicra me Spanjën.

Ndërsa, në po të njëjtën ditë, me fillim nga ora 21:00 në “Allianz Arena” në Munih forcat do t’i provojnë Italia me Belgjikën në kërkim të kalimit në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.