Dua Lipa: Kam dëshirë të marr një rol të vogël në një film
BKT
Magazina

Dua Lipa: Kam dëshirë të marr një rol të vogël në një film

Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes për arritjet në karrierën e saj muzikore por këngëtarja po mendon së fundmi t’i futet rrugës së aktrimit. Kjo lëvizje saj vjen pasi filloi të përmirësonte aftësitë e saj interpretuese në setin e videos për këngën e saj të re Love Again.

E pyetur në lidhje me provat për një rol në film, Dua tha “Do të doja shumë. Është diçka që unë padyshim jam duke kërkuar për ta eksploruar dhe kuptuar, ndoshta me një rol të vogël së pari.

Sipas britanikes the Sun duket se Dua ka zbuluar anën e aktrimit brenda videove muzikore .

Në fakt hapat e parë drejt ekranit këngëtarja nuk i ka patur në muzikë, por në aktrim. Në moshën 10- vjeçare, ajo ka luajtur në serialin komedi, “Familja Moderne”, që doli në vitin 2005. Dua në serial luante rolin e një vajze të vogël dhe ishte mike e personazhit Robert, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.

Skena kur Dua shfaqej ishte xhiruar në Londër, pikërisht në kryeqytetin britanik, ku Dua është lindur dhe rritur. Kjo është edhe shfaqja e parë televizive në të cilën ajo ka marrë pjesë.

 


MË SHUME NGA Magazina