Holandezët u kërkojnë falje gjermanëve
BKT
Sport

Holandezët u kërkojnë falje gjermanëve

Shërbimi Publik Holandez (NPO) kërkoi falje për titullin e gabuar gjatë interpretimit të himnit gjerman në të tetën e finales së evropianit.

Para ndeshjes Angli-Gjermani (2:0), një titull i diskutueshëm u lëshua gjatë interpretimit të himnit, në të cilin citohet vargu: "Gjermania, Gjermania mbi të gjitha", e cila u hoq nga teksti i himnit pas Luftës së Dytë Botërore.

"Ai varg u tregua gabimisht dhe ne u kërkojmë falje shikuesve, të cilët u lënduan nga gabimi ynë", shkroi në Twitter shërbimi publik holandez.