Antireklamë për turizmin aksionin e qeverisë për të liruar plazhet
BKT
Shqipëri

Antireklamë për turizmin aksionin e qeverisë për të liruar plazhet

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, tha se qeveria është duke bërë reklamën më të keqe të mundshme të turizmit.

Aksioni i ndërmarrë nga ana e tyre për lirimin e hapësirave bregdetare që janë zaptuar në mënyrë të paligjshme, në kulmin e sezonit është një situatë kaotike që shkakton vetëm dëm për të gjithë.

“Nuk e di se kush duhet ta bëjë këtë thirrje, pra nuk e di se kush duhet të influencojë kaq shumë te qeveria që ta lërë në mes këtë aksion absurd që ka nisur në mes të sezonit,” – u shpreh ekspertja për euronews.albania.

Ajo sqaroi se turistëve nuk u intereson administrimi i hapësirës dhe është absurde që policia të paraqitet para një turisti dhe ta ngrejë nga shezlongu ku po pushon, sepse çadra e tij nuk përkon me hotelin ku ka prenotuar.

Flora Xhemani Baba apeloi që aksione të tilla të mos vijojnë deri në mbyllje të sezonit, ndërsa theksoi se zgjidhja duhet të vijë vetëm nga një reagim i qeverisë.


MË SHUME NGA Shqipëri