Bamieh akuza drejt EULEX’it: Mision politik, jam e gatshme të raportoj
Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh ka hedhur akuza drejt EULEX-it duke thënë se ka misonin politik. Sipas saj EULEX-i dërgoi dosje në Serbi, dhe këtë e bëri në vitin 2019, në intervistë për emisionin Udhëve në televizionin publik.
EULEX fillimisht e mohoi këtë fakt, por më pas konfirmoi për bashkëpunim me Serbinë për disa raste të krimeve të luftës. Ky mision tha se këtë e bëri në prani të prokurorëve kosovarë.
Bamieh tha se një prokuror i këtij misioni që është marrë me krime lufte i ka thënë se të gjitha rastet me serbë të dyshuar për krime lufte janë dërguar në Beograd.
“Megjithëse nuk jam marrë me krime lufte në EULEX, gjeta 400 raste, ndër të cilat serbët ishin paditur dhe të cilat nuk ishin regjistruar. Unë e informova menaxhmentin dhe u krijua një ekip për t’i shqyrtuar ata. Në atë kohë, nuk e dija se çfarë ndodhi me ato raste, sepse u ktheva në detyrat e mia të zakonshme në lidhje me krimin financiar. Pas një viti, unë fola me prokurorin e krimeve të luftës, i cili më tha se të gjitha çështjet në të cilat të dyshuarit serbë u dërguan në Serbi për zgjidhje. Nuk mund ta kuptoja një vendim të tillë, sepse Prokuroria Speciale e Kosovës duhej marrrë me ato raste ”, ka thënë Bamieh.
Kujtojmë, që edhe pse Prokuroria e Serbisë mori dhjetëra dosje nga EULEX-i, për masakrat në Kosovë, atje u iniciua vetëm një rast.
Dorëzimi i dosjeve në Beograd nga EULEX sipas avokatëve në Kosovë, nuk ishte strategji e duhur e këtij misioni.























