Vajza e Bashkim Finos merr postin e rëndësishëm në qeveri
BKT
Shqipëri

Vajza e Bashkim Finos merr postin e rëndësishëm në qeveri

Megi Fino, vajza e ish-deputetit Bashkim Fino emërohet zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi për emërimin është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të ministrave.

Megi Fino u shfaq për herë të parë në radhët e socialistëve në kongresin e Partisë Socialiste ku mbajti një fjalim të ndjerë për të atin. Bashkim Fino, u nda nga jeta disa muaj më parë pasi humbi betejën me Covid.

Gjendet një trup pa kokë në pyll, policia nis hetimet për vdekjen e 'pashpjegueshme'

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri