Muaji korrik vjen me mot me diell dhe ulje të lehtë temperaturash
BKT
Shqipëri

Muaji korrik vjen me mot me diell dhe ulje të lehtë temperaturash

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 22°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 27ºC në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri