08:31 / 01.07.2021
Butrint Imeri arrin 5 milionë shikime me “Dujem”
Këngëtari lansoi projektin e ri muzikor para një jave.
“Dujem”, mban titullin kënga e artistit të cilën e ka publikuar me videoklip.
Ndërkohë, ajo ka arritur të rezultojë e suksesshme në qoftë se e vlerësojmë nga shikueshmëria në platformën YouTube.
Një javë nga lansimi “Dujem”, ka mbledhur pesë milionë klikime dhe më shumë.

Butrint Imeri, ndau një pjesë nga kënga derisa njoftoi se klipi i tij më i re ka arritur atë numër shikueshmërie.
Kujtojmë se, Butrint Imeri me tre korrik do publikojë bashkëpunimin me Kidën dhe Ledrin.























