Dortmund favorit për afrimin e Gosens
Robin Gosens do të largohet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar veror, pas katër viteve qëndrim në Bergamo.
Mbrojtësi gjerman ka shkëlqyer në vitet e fundit në Serie A, por edhe me Kombëtaren e Gjermanisë në Kampionatin Evropian, Euro 2020, transmeton Telegraf.
Falë paraqitjeve fantastike të tij, shumë skuadra të mëdha janë futur në garë për të nënshkruar me anësorin.
Juventus, Inter, Bayern Munich, Barcelona e Borussia Dortmund janë skuadrat e mëdha që duan shërbimet e tij.
Por sipas mediave gjermane, Dortmund po shihet si favorit, pasi tanimë janë në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit.
Gosens ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Gjermani dhe për të luajtur me Dortmundin, derisa marrëveshja duket shumë afër.
Nga ana tjetër Atalanta janë gati ta shesin yllin e skuadrës nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.























