Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19

Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

01 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!


MË SHUME NGA Lajme