Shqipëri, asnjë viktimë dhe 2 raste të reja me Coronavirus
BKT
Shqipëri

Shqipëri, asnjë viktimë dhe 2 raste të reja me Coronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se asnjë humbje jete nuk është shënuar nga 4024 testime, derisa 5 pacientë rezultojnë të shëruar dhe 2 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me Covid-19.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.Statistika (1 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4024Testime totale 808,786

Raste pozitive 132,523

Raste të shëruara 130,014

Raste Aktive 53

Humbje jete 2,456Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 22

Shkodër 13

Elbasan 6

Durrës 5

Lezhë 3

Berat 2

Fier 1

Vlorë 1


MË SHUME NGA Shqipëri