19:05 / 01.07.2021
Ka ndërruar jetë mësuesja Nysrete Radoniqi Shkodra
Më 30 qershor ndërroi jetë mësuesja dhe pishtarja e arsimit znj. Nysrete Radoniqi Shkodra.
Ajo punoi për 46 vjet rresht duke u shpërblyer disa herë me titullin mësuesja më e mirë në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, bën të ditur familja.
Për të mësimdhënia ishte mision përtej planprogramit. Edukoi breza me radhë, me mbi 700 nxënës, duke u angazhuar edhe në kohë të vështira lufte për sigurimin e edukimit të nxënësve.























