21:22 / 01.07.2021
Kurti për RTK: Nuk kam afat kohor për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në emisionin ‘Prime’ në RTK foli për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.
Nga shumë tema, Kurti foli edhe për liberalizimin e vizave.
Ai tha se për liberalizimin e vizave për Kosovën vendosin shtetet e BE-së, e jo kur duam ne.
‘Liberalizimi i vizave bëhet kur vendoset në qendrat europiane, e jo kur duam ne. Këtu ka dështuar qeveria e kaluar dhe kemi fituar ne. Natyrisht, që të gjithë kemi dëshirë të liberalizohen sa më shpejt, por kjo nuk varet nga dëshira jonë’, tha Kurti. /rtklive.com























