08:15 / 02.07.2021
Kida ndan foto atraktive nga prapaskenat e “Dale”
Këngëtarja po ndan imazhe plot stil në rrjete sociale.
Këngëtarja shqiptare e njohur, Kida, tashmë është rikthyer qëndrimi i saj në Los Anxhelos.

Ajo së shpejti po sjell bashkëpunimin e saj të ri me dy nga artistët më njohur shqiptar, Ledri Vula dhe Butrint Imerin.

Kënga titullohet “Dale” dhe ajo vjen në platforma digjitale me datën 3 korrik, kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Kida në fotot e publikuara u shfaq plot stil e veshur me rroba plot stil ngjyrë blu, të cilat theksonin linjat trupore për të cilat punon në palestër.























