13:21 / 02.07.2021
Ka ndërruar jetë Delia Fiallo – skenaristja e famshme e telenovelave
Skenaristja kubane, Delia Fiallo, e cila konsiderohet si “nëna e telenovelave” ka ndërruar jetë në Miami në moshën 97 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e autores së telenovelave të popullarizuara, si “Cassandra” dhe “Esmeralda”, e ka bërë të ditur familja e saj.
Themeluesja e këtij lloji të telenovelës romantike shumë të popullarizuar të Amerikës Latine, kishte thënë në vitin 2018 se dëshiron të mbahet mend si një person i dashur.

(Foto: YouNoticias)
Deli gjurmët e saja në kulturën popullore të Amerikës Latine në gjysmën e dytë të shekullit 20.
Ajo e filloi karrierën në vitin 1950 me një telenovelë në radio dhe shkroi skenarin e saj të parë për televizionin shtatë vjet më vonë.























