Pa fjalë fare, Gashi tregon që është shqiptar me këtë video
BKT
Magazina

Pa fjalë fare, Gashi tregon që është shqiptar me këtë video

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi jeton prej vitesh në SHBA. Ai nuk ka nguruar ta shpreh gjithmonë hapur origjinën e tij, por edhe për artistë të tjerë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kanë patur sukses, si Dua Lipa dhe Rita Ora.

Së fundmi, Gashi ka postuar një video, shkëputur nga përgatitjet e klipit më të ri. Në këtë mënyrë është bërë edhe pjesë e trendit të TikTok ku përdoruesit tregojnë pjesë nga tradita e vendeve të tyre për të thënë se nga cili vend vijnë. Artististi shihet duke hedhur valle nën tingujt e këngës së re, bashkë me vajzat e klipit.

“Më trego që je shqiptar pa më thënë që je shqiptar”, ka shkruar ai krahas videos.


MË SHUME NGA Magazina