Rama: Nëse s`na do BE, ne ballkanasit e kemi njëri-tjetrin
Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Forumin e Prespës në Ohër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e Bashkimit Evorpian për mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në rrugën drejt Unionit, duke e cilësuar si “një konferencë më pak”.
Në fjalimin e tij në gjuhën angleze, kryeministri tha se BE-ja duhet ta ketë të qartë që nëse nuk na ofrohet ajo, nuk kanë nevojë të afrohen as palët e treta, sepse vendet e Ballkanit Perëdimor e kanë njëri-tjetrin.
“Duket sikur jemi dhëndurë të dobët që u themi grave të ardhshme ‘hej, nëse nuk martohesh me mua, janë disa të tjera që do të më marrin’. Por, e vërteta është ndryshe”.
Ne nuk duhet të shprehim sikur kemi inat dhe depresion nga moshapja e negociatave, tha Rama, sepse “nëse do ta matnim depresionin, në fakt ata të BE-së janë më në depresion se ne”.
Rama e bëri të qartë që Shqipëria nuk po u lutet vendeve të BE-së që t’na bëjë pjesë të unionit. Por, thotë ai, “ne jemi duke u rritur. Dhe, jemi të bindur që nuk jemi plotësisht gati të bëhemi anëtarë”, shkruan Albanian Post.
Për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, të cilën kryeministri e thekson shpeshherë me ironi do të mbahej online, përmes Zoom, ai tha se “për një konferencë në Zoom, janë duke na mbajtur në pritje sikur janë duke na falur të gjithë shtëpinë e tyre”.
“Nuk doni ta mbajmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare, nuk ka problem, një konferencë më pak. Në mund të mbajmë plot konferenca në Prespë”.
Rama përmendi edhe aleatët në Austri dhe Poloni, për të cilët tha se janë munduar të qëndrojnë afër “duke na ngushëlluar që nuk morëm miratimin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare”. “Por nuk ka nevojë për këtë”, shtoi kryeministri.
“Ne nuk e ndjejmë mungesën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, sepse e dimë çfarë është dhe ka shumë konferenca të tjera në vazhdim. Edhe pse ato e bëjnë sikur është Dita e Çlirimit pas Luftës së Dytë Botërore, por jo… ato mund të bëjnë çfarë të duan, ato mund të mbesin në mekanizmin e tyre konsensual, ne na vjen keq për to”.
Gjithashtu, Rama i ftoi vendet e BE-së të vijnë e të vizitojnë Ballkanin Perëndimor duke thënë që nuk ka vend më të mirë për t’u argëtuar.
“Ejani në Ballkanin Perëndimor sepse mund të argëtoheni ashtu siç jemi duke u argëtuar ne. Ne nuk jemi në depresion, jemi shumë mirë”, përfundoi kryeminsitri shqiptar.























