Demalia: Të ndëshkohen ‘kokat’ e krimit
BKT
Shqipëri

Demalia: Të ndëshkohen ‘kokat’ e krimit

Ilir Demalia, ka komentuar megaoperacionin të koduar ‘Shpirti’, ku në pranga ranë 28 shqiptarë, mes tyre dhe prokurori Maksim Sota.

Ai është shprehur se korrupsioni në Ballkan është bërë i rrezikshëm për interesat strategjike për partnerët tanë ndërkombëtarë, e sidomos për SHBA.

Më tej shton se ndërkombëtarët po ushtrojnë presion sakaq shton se duhen ndëshkuar ‘kokat’ e krimit.

"Çdo kriminel që kapet, kur vihet para drejtësisë është një lajm i mirë. Ajo që duhet të shikojmë me vëmendje është një vullnet i qeverisë shqiptare, një vullnet i administratës, apo është shtrëngesë që vjen nga burimet nga jashtë apo nga faktori ndërkombëtarë, i cili tashmë po lëvizë shumë, ashtu  edhe me ligjin e Biden për korrupsionin në Ballkan. Pra korrupsioni në Ballkan është bërë i rrezikshëm për interesat strategjike për partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos për SHBA.

Kjo paradë kriminale lidhet me vende ku ata mund të manovrojnë, siç janë vendet e lindjes siç është Rusia. Presioni po bëhet i madh nga jashtë, nuk mund të shtyhet më kështu. Kjo para e pisët nuk dihet se për çfarë përdoret.  Unë mendoj se pa ardhur një ndëshkim i atyre që kanë krijuar këtë, dhe kanë bashkëpunuar me krimin, nuk mendoj se do të priten rrënjët e krimit."


MË SHUME NGA Shqipëri