Enrique: Thonë që penalltitë janë lotari, por e kanë gabim
Pas ndeshjes me Zvicrën, trajneri i Spanjës Luis Enrique u ndal në një rrëfim të gjatë në konferencën për shtyp duke shpjeguar përgatitjen e skuadrës së tij si dhe pritshmërite nga ekipi.
“Ky ishte gjuajtja e penalltive më e qetë që kam kaluar ndonjëherë, sepse n kishim bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, tërë praktikën tonë dhe nuk kishte asgjë për të bërë për mua dhe stafin. Unë kam thënë që në fillim që ne jemi një nga shtatë ose tetë skuadrat të cilat pa ekzagjerim, mund ta fitojnë këtë trofe, tani ne jemi një nga katër”.
“Është mjaft e qartë se çfarë kanë kaluar Morata dhe Gerard Moren këtu. Ata janë të dy lojtarët e mi dhe unë i adhuroj. Ne jemi shumë krenarë. Do të ishte qesharake të mendonim se ne, cilën prej gjysmëfinalistëve do të donim të arrinim tani, të gjithë ne dëshirojmë të shkojmë në finale dhe të fitojmë turneun”.
“Nuk e kisha planifikuar listën e penalltive, thjesht kishim një numër lojtarësh që ishin gati. Ne donim që Thiago Alcantara dhe Rodri të ishin pjesë e ekipit nëse do të shkonte ndeshja me penallti. Ne u përballëm me Zvicrën duke ditur nivelin dhe kapacitetin e tyre. Kundërshtarët nuk bën presion aq lart sa menduam. Loja shkoi në një fazë të rrezikshme në 1-0, dhe ata po ndërtonin pasim të mira, por nga kartoni i kuq ndryshoi lojën, ne krijuam raste dhe dominuam. Thonë se penalltitë janë lotari, por e kanë gabim’’, tha Enrique.























