SHBA me kritika të ashpra, Kurti e Gërvalla edhe njëherë krah europianëve
BKT
Lajme

SHBA me kritika të ashpra, Kurti e Gërvalla edhe njëherë krah europianëve

Samiti i Prespës ka vënë në pah edhe njëherë rreshtimin e qeverisë së Kosovës krah Bashkimit Evropian, madje edhe kur këta të fundit kritikohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mbrojtur BE’në edhe për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ishte e para ministrja e jashtme, Gërvalla – Schwarz që doli në mbrojtje të BE-së pavarësisht kritikave të diplomatit amerikan Matthew Palmer.

“Duke jetuar për 30 vjet në Gjermani, e kam parë që Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për vende që mund ta paraqesin BE-në si një monedhë për ndarje. Arti i diplomacisë i bazuar në fakte dhe në të vërteta, nuk është i lehtë, derisa bashkëpunimi rajonal është i ndërlidhur me diskriminimin. Sepse diskriminimi është toksik, i helmueshëm për ndërtimin e mirëbesimit”, ka thënë Gërvalla. 

Ajo në Samitin e Prespës ka thënë se është detyrë e secilit shtet që të punojë në ndërtimin e vendit duke luftuar korrupsionin, duke zbatuar shtetin e së drejtës për tu bërë një rajon i vërtetë që paraqet besim për BE’në.

Diplomati amerikan Matthew Palmer në të njëjtën konferencë nuk mundi të ishte më i ashpër ndaj Bashkimit Europian pa rrezikuar dekorin diplomatik për shkak të mos hapjes së negociatave me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe mos përmbushjen e premtimit të liberalizmit të vizave për Kosovën. Kritika nuk ka vetëm nga jashtë bllokut, por edhe brenda institucioneve të BE’së si Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian, që nuk vlen shumë për Kosovën e as fqinjët e saj ballkanas pasi thjeshtë nuk po pyeten, shkruan Gazeta Metro.

Përkrahje për Bashkimin Evropian ka pasur edhe sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili pavarësisht kritikave të ashpra që Bashkimi Evrpoian mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nuk ka rrugë tjetër, veç asaj të BE’së. 

Kurti është treguar i butë dhe i matur me deklaratat ndaj Bashkimit Evropian ani pse kjo e fundit nuk po ia liberalizon vizat Kosovës, ndonëse kushtet për një gjë të tillë, janë plotësuar tash e një kohë të gjatë.

Kurti tha se e kupton frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, por rajoni nuk mund t’ia kthejë shpinën Bashimit Evropian pasi ajo është ‘shtëpia e ardhshme si evropianë’.

“Në Samitin e Prespës unë thash se Kosova e kupton frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në hapjen e negociatave, por ne nuk mund t’ia kthejmë shpinën BE’së sepse është shtëpia jonë e ardhshme si Europianë. Përpara se të shtyejmë përpara ide të kqija si Mini-Schengeni, ne duhet t’i demokratizojmë vendet tona”, shkruajti Kurti në Twitter.

Në ditën e dyti të këtij forumi mori pjesë edhe ushtruesi i detyrës së ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. Sikur diplomati amerikan Matthew Palmer që shprehu zhgënjimin për ngathtësinë e BE’së, as Reeker nuk ishte më i butë ndaj partnerëve europian.

Kritika për Bashkimin Evropian ka pasur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka folur me tone të ashpra.

Në fillim të fjalimit të tij, kryeministri Rama tha se “vendet e Ballkanit janë të vogla dhe pa fuqim nëse janë të ndara, mirëpo mund të them se janë të mëdha dhe plot fuqi nëse bashkëpunojnë.”

“Të bashkuar mund të themi se jemi të mëdhenj. Përse duhet ta presim BE-në që të kemi treg të lirë ndërrajonal, pse duhet ta presim BE-në që t’iu mundësojmë qytetarëve lëvizje të lirë me letërnjoftim. Nënkuptohet se kemi konflikte që kërkojnë zgjidhje. Ajo që i mban të lidhura Kosovën e Serbinë nuk duhet t’i mbajë peng shtetet e tjera”, tha Edi Rama.


MË SHUME NGA Lajme