12:25 / 03.07.2021
Drejt finales së madhe, ja kur luhet Itali-Spanjë
Italia mposhti Belgjikën për të arritur në gjysmëfinale të Euro 2020. Kurse me herët ishte Spanja që më shumë vështirësi fitoi kundër Zvicrës pas ekzekutimit të penalltive.
Itali-Spanjë do të jetë gjysmëfinalja e radhës në Euro 2020. UEFA ka shkruar se kjo ndeshje pritet të luhet të martën më 6 korrik.
Gjysmëfinalja pritet që të luhet në stadiumin Wembley të Italisë, pasi që shumica e ndeshjeve të mëdha pritet të luhen në këtë stadium.
Sot pritet që të konfirmohen edhe dy gjysmëfinalistët e radhës. Republika Çeke pritet të luajë kundër Danimarkës me fillim nga ora 18:00 kurse Ukraina-Anglia nga ora 21:00.























