Formacionet zyrtare Çeki-Danimarkë
BKT
Sport

Formacionet zyrtare Çeki-Danimarkë

Çekia dhe Danimarka takohen sot në Baku në orën 18:00, me synimin e vetëm për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Euro 2020.

Në fazën eliminatore, Çekia eliminoi Holandën me rezultat 2:0, kurse Danimarka e mposhti bindshëm Uellsin 4:0.

Të dy kombëtaret janë përballur 10 herë, ku dy fitore ka Çekia, po aq sa edhe Danimarka, dhe gjashtë herë janë ndarë me barazim.

Çekët do ta kenë të gjithë skuadrën e kompletuar, ndërsa te Danimarka nuk do të paraqiten Christian Eriksen, Yussuf Poulsen dhe Daniel Wass.

Formacionet zyrtare:

Çekia (4-2-3-1): Vaclik; Boril, Celustka, Kalas, Coufal; Soucek, Holes; Sevcik, Barak, Masopust; Schick

Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite